HomeLajme

Origjina e Robin Hood në ekranin e madh

Së shpejti del filmi “Robin Hood, origjina e legjendës”. Film i drejtuar nga Otto Buthurst, i ngarkuar me sens aventure dhe aksioni.

Protagonistë do të jenë Taron Egerton dhe Jammie Fox. Subjekti do të trajtojë krijimin e heroit të errët, origjinën e rebelimit të Hood dhe kërkimin e drejtësisë në një botë të korruptuar. Pas rikthimit nga kryqëzatat, Robin Di Loxley zbulon që e tërë kontea e Nottingham është pushtuar nga korrupsioni. Padrejtësia dhe varfëria brenda të cilave jeton populli i tij e nxit Robinin të organizojë një revoltë të guximshme kundër Kurorës së fuqishme të Anglisë.

Por, për të stisur revolucionin ka nevojë për një mentor: një komandant i shkathët dhe kaçak, i spikatur në luftërat e zhvilluara brenda dhe jashtë vendit. Falë tij, Di Loxley do të shndërrohet në legjendarin Robin Hood dhe gjithashtu do të kërkojë të rifitojë një dashuri që e mendonte të humbur.

Motivi i vërtetë që Robin Hood ka mbetur një hero për 800 vjet është të qëndruarit të tij gjithnjë si shpatull ndihmëse përkrah shoqërisë në nevojë dhe një gjemb në fyt për shtetin dhe institucionet e korruptuara. Për këtë arsye, ende e duan njerëzit.

Robin Hood është simboli i atij zëri që diku rebelohet ndaj çdo “status quo”-je, për të cilën të gjithë ne kemi kontribuar që ajo të na shtypë.

Regjisori i filmit u shpreh se të gjithë ne mund të jemi ai, sepse Robin nuk zotëron dhunti hyjnore dhe nuk lindi superhero, por u përgatit në bërjen e asaj çka është e nevojshme për të përftuar një ndryshim.


TË NGJASHME