HomePolitikë

OSBE në konferencë, raporton përfundimet për zgjedhjet e 30 qershorit

Vëzhguesit e OSBE/ODIHR kanë dalë në një konferencë për mediat për të paraqitur gjetjet dhe përfundimet për zgjedhjet e 30 qershorit. Gjatë fjalës së saj, shefja e misionit të OSBE/ ODIHR, Glover u shpreh në këto zgjedhje nuk u mor parasysh elektorati, pasi opozita nuk pranoi të hynte, ndërsa mazhoranca shkoi e vetme.

Zgjedhjet e 30 qershorit u mbajtën pa mbajtur parasysh elektoralin. Opozita vendosi të mos marrë pjesë në zgjedhje ndërsa qeveria ishte e vendosur për t’i mbajtur këto zgjedhje pa opozitën. Në këtë klimë të një polarizimi politik zgjedhësit nuk patën ndonjë mundësi reale për të zgjedhur mes subjekteve të ndryshme politike. Në 31 bashki kandidatët për kryetar bashkie garuan pa kundërshtar. Pati pretendime të besueshme nga qytetarët se ishin në presion nga të dyja palët.

Përplasjet politike çuan në pasiguri juridike dhe shumë vendime të administratës zgjedhore u morën duke pasur si objektiv garantimin e këtyre zgjedhjeve. Votimi u zhvillua në mënyrë të qetë dhe paqësore”, tha Glover.


TË NGJASHME