HomeShowbiz

“Oscar” ndryshon rregullat, për herë të parë në histori pranon filmat që shfaqen online

Koronavirus ka bërë që të ndodhin ndryshime drastike në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Oscar”.

Rregullat e akademisë janë shkelur pasi është vendosur që të pranohen për nominime prodhimet që janë bërë pjesë e platformave Netflix, HBO, Amazon Prime, me pak fjalë të gjitha filmat që shfaqen online.

Akademia beson se nuk ka mënyrë më të mirë për të përjetuar magjinë e filmave sesa kur ata shfaqen në kinema. Përkushtimi ynë ndaj kësaj teorie është i pandryshuar dhe i palëkundur. Megjithatë, pandemia tragjike e Covid-19 ka krijuar nevojën e këtij përjashtimi të përkohshëm”, ka theksuar presidentja dhe CEO e Akademisë, Dawn Hudson.

Ceremonia e ardhshme e çmimeve ‘Oscar’, e cila do të mbahet më 28 shkurt të vitit 2021.


TË NGJASHME