HomeShowbiz

Oscars 2020/ Brad Pitt më në fund fiton “Oskarin e parë” në aktrim

Brad Pitt ka fituar çmimin si aktori më i mirë në rolin dytësor në Oscars 2020, për interpretimin e tij si Cliff Booth në filmin “Once upon a Time…in Hollywood.

Ky është Oskari i dytë që Pitt merr në karrierën e tij por është statuja e parë që ai fiton në aktrim.

Ai ka fituar një Oscar në 2014 për prodhimin e dramës 12 Years a Slave , për fotografinë më të mirë të mbrëmjes.

Në çmimet Oscars të këtij viti, Pitt u nominua në çmimin e aktorit më të mirë në rol dytësor ku konkurrentët e tjerë ishin:

  • Brad Pitt, Once Upon a Time…in Hollywood-fitues
  • Al Pacino, The Irishman
  • Joe Pesci, The Irishman
  • Anthony Hopkins, The Two Popes
  • Tom Hanks, A Beautiful Day in the Neighborhood

Nga ana tjetër, aktorja më e mirë për rolin dytësor është shpallur Laura Dern për rolin e saj në filmin “Marriage Story”. /A.A/


TË NGJASHME