HomeShowbiz

Oscars 2020 do të shtyhet për shkak të koronavirusit

Oscars për këtë vit do të shtyhet për shkak të koronavirusit.
Ceremonia është parashikuar të mbahet në 28 shkurt 2021, por burime të shumta kanë pohuar se mund të zhvendoset në një datë tjetër, edhe pse nuk ka ndonjë plan përfundimtar.

Për herë të parë, dhe vetëm për këtë vit, filmat që u transmetuan online dhe jo në teatër, do të jenë të pranueshëm në garë.
Rregullat e reja u njoftuan në prill për shkak se COVID-19 preku rëndë industrinë e filmit dhe presidenti i Akademisë David Rubin tha që ishte shumë shpejt për të vendosur nëse Oscar 2021 do të ndryshojë.

Historikisht, Akademia e Arteve dhe Shkencave të Lëvizjes kërkon të paktën një periudhë shtatë-ditore të transmetimit të filmave në teatrot e Los Anxhelosit që ata të jenë të përshtatshëm për çmimin më të madh të Hollywood-it.

Ende nuk dihet se kur mund te hapen kinemate dhe teatrot.


TË NGJASHME