HomeShowbiz

Oscars nuk janë të vetmit, shtyhet edhe ceremonia tjetër

Pas lajmit se ceremonia e çmimeve Oscar është shtyrë, vjen një tjetër lajm i ngjashëm. Çmimet BAFTA janë shtyrë deri në prill të vitit 2021.

Çmimet e Akademisë Britanike të Filmit duhej të zhvilloheshin në Londër më 14 shkurt 2021, por ato tani janë zhvendosur për në 11 prill 2021.
“Ky ndryshim nga data e shpallur më parë 14 shkurt pranon ndikimin e pandemisë globale. Detaje të mëtejshme mbi ceremoninë do të njoftohen më vonë gjatë vitit” , tha BAFTA në një deklaratë.

Po ky nuk është ndryshimi i vetëm, pasi edhe rregullat kanë ndryshuar gjithashtu.

Një film duhet të ketë dalë në treg midis 1 janarit 2020 dhe 28 shkurtit 2021.
1 dhjetori 2020 tani është afati i fundit për kategoritë speciale, siç është Filmi artistik i animuar.


TË NGJASHME