HomeShowbiz

“Ose do më paguash, ose do…”/ Noizy sqaron njëherë e mirë çfarë ndodhi me Mozzik

Raportet mes Mozzik dhe Noizyt u prishën vetëm pak muaj pas këngës së suksesshme mes tyre “Bonjour Madame”, një këngë e cila para pak javësh u fshi nga të gjitha platformat sikur të mos kishte ekzistuar kurrë. Fillimisht u mendua se shkak për këtë u bë miqësia e Loredanës me Noizyn, por ky i fundit thotë se gjithçka ka ndodhur për shkak të mos korrektesës.

Në një intervistë të para disa ditëve Noizy u shpreh:

“Heqja e këngës nuk ishte strategji marketingu. Nuk e di kush e ka bërë e ça ka bërë, por ndoshta ka të bëjë me marrëveshjet që nuk janë respektuar. Korrektësia, nga ana ime nuk ka patur asnjë lloj çalimi, kam qenë korrekt deri në fund dhe në momentin kur ti prish marrëveshjen, ndodhin këto pakënaqësitë. Loredana nuk ka të bëjë fare, është thjesht çështje biznesi ku pala tjetër nuk i ka qëndruar korrekte.”

Sigurisht që duhet të jetë diçka e madhe që ka çuar deri në fshirje të një projekti me miliona klikime, por për çfarë bëhet fjalë konkretisht? Në një dalje të fundit televizive Noizy tha se ishte ftuar në bashkëpunim nga Mozzik dhe nuk kishte dashur që të paguhej. Në këmbim është kërkuar një bashkëpunim nga Mozzik si I ftuar në një këngë të Noizyt, por reperi nga Kosova nuk ka qenë korrekt me oraret.

Duke treguar se Mozzik dhe Getinjo nuk do të jenë pjesë e “Alpha Show”, Noizy sqaroi:

“Ka ndodhur një pakorrektësi nga pala tjetër për punë marrëveshjesh. Jep një këngë, merr një këngë. Në këtë rast më është kërkuar kënga, e kam dhënë dhe nuk më është kthyer. Unë jam nën menaxhimin e Universal dhe kur nuk je korrekt me menaxherin, nuk ka justifikime. Ta dhashë diçka? Po. Ose do më paguash për bashkëpunimin, gjë që nuk ndodh se gëzojmë respekt, jemi shqiptarë nuk ka nevojë të paguajë ai, ose do më japësh një këngë mbrapsht. Kjo nuk ndodhi për arsye që vetëm Zoti i di dhe ndodhi ajo që ndodhi.”


TË NGJASHME