HomeLajme

OSHEE: Disa zona të Tiranës pa drita

OSHEE ka njoftuar se sot dhe nesër do të punohet në nënstacionin e Kombinatit për instalimin e sistemit të matjes, në intervalin kohor 08:00-16:00.

Në kuadër të këtyre punimeve, në datë 4 Prill zonat që do të mbeten pa energji elektrike jane: Qyteti Kombinat, Spitali, Zjarrfiksja, Subjektet Private Freeëing, Eurotrade, Fshatrat: Kasalle, Vishaj, Damjan, Prush, Parafabrikatet.

Ndërsa në datë 5 Prill zonat që mbeten pa energji jane: Rruga e Qelqit, Parafabrikatet, Fabrika e Duhanit, Vaqarr, Sharre, Shkolla Edukimit.


TË NGJASHME