HomeSociale

Lapraka që dje pa drita, OSHEE njoftim të rëndësishëm

Lapraka që prej ditës së djeshme ka mbetur pa energji elektrike për shkak të një defekti në rrjet. OSHEE njofton se tashmë defekti është gjetur dhe pritet që riparimi i tij të kryhet brenda 60 minutave.

Njoftimi i OSHEE:
Mbremë rreth 21:00 një pjesë e zones Laprake, Tiranë mbeti pa energji elektrike per shkak te nje defekti ne rrjetin TM.

Brigadat e njësisë Tirana3 kryen manovrime në çdo kabine per te identifikuar defektin deri ne 03:30 te natës. Aktualisht eshte gjendur defekti dhe parashikohet që energjia të rikthehet brenda 60 minutave.

Eshte per tu theksuar fakti se vonesa në gjetjen e avarise erdhi edhe për shkak të mosadministrimit nga ana e OSHEE te kabinave private dhe mungesa e aksesit për të hyrë brenda e bën të pamundur manovrimin në kohë.


TË NGJASHME