HomeSociale

OSHEE/ Mungesa e reshjeve detyron kompaninë të blejë energjinë jashtë

oshee

Enti Rregullator i Energjisë ka rritur afatin e shlyerjes së kontratave të importit të energjisë nga OSHEE, nga 90 në 180 ditë. Kjo bëhet për të lehtësuar operacionet financiare të kompanisë, e cila ka qenë e detyruar të blejë sasi të mëdha energjie nga jashtë.

“Edhe ndryshimi i kontratës se blerjes se energjisë në treg të parregulluar me afat 180 ditor të japë një efekt disi me zbutës flown e financave të kompanisë duke shtyre në kohë pagesat të këtyre kontratave, të cilat kanë një peshe të konsiderueshme në blerjen e energjisë”, tha Elton Sevrani, drejtor i Divizionit Tregtar të OSHEE.

Mbi 115 milionë euro janë shpenzuar deri më tani për të blere energji nga jashtë, duke e tejkaluar qe tani buxhetin e parashikuar nga kompania per këtë vit. Për të siguruar financimet, ndërhyrjet e para janë bërë duke ulur planin e investimeve.

“Situatën ku jemi, gjithsesi jemi përtej buxhetit të parashikuar përsa i përket blerjes së energjisë,Këshilli Mbikëqyrës i kompanisë ka marrë disa vendime rresht për të ulur planin e investimeve, për të reduktuar fondet e investimeve me atë vlerë që do të duhet për të mbuluar furnizimin në treg të parregulluar dhe blerjen e energjisë”, tha Sevrani.

Kriza e prodhimit të energjisë ndikon direkt në ekonominë shqiptare duke ngadalësuar rritjen, e cila vitin qe shkoi arriti ne 4,3% te PBB pikërisht nga situata e mirë e sektorit energjetik.


TË NGJASHME