HomeSociale

OSHEE, së shpejti me aplikacion të ri për celularë dhe tabletë

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar hapjn e një tenderi për ndërtimin e një aplikacioni për smartphonë dhe tableta, në mënyrë që t’ju vijë ë ndihmë qytetarëve.

Aplikacioni do të përmbajë profilin e përdoruesit, faturat e energjisë elektrike, shërbimin e ankesës, kërkesat dhe ndjekjen në kohë reale të ankesës apo kërkesës, denoncimi ndaj abuzimeve apo pakënaqësive e deri mundësitë e punësimit në OSHEE.

Fondi i vënë në dispozicion është 1.9 milion lekë ndërsa afati i aplikimeve është deri me 18 mars 2018. Ndërkohë që pas shpalljes së fituesit, procesi parashikohet të zgjasë një muaj.

 


TË NGJASHME