HomeLajme

OSHEE: Sot dhe nesër disa zona të Tiranës pa drita, ja oraret

OSHEE ka njoftuar se disa nga zonat e Tiranës do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike në 24 dhe 25 qershor. Shkak për stakimin e energjisë elektrike janë bërë punimet në disa kabina të kryeqytetit.

Njoftim për abonentët Tiranë:

Stakime të datës 24-25 qershor

Për shkak të investimit për rikonstruksionin e kabinave, në datat 24-25 qershor do të stakohet energjia në këto zona 

 24 qershor
09:00-12:00/ rruga ‘Riza Cuko’ pjesërisht, rruga ‘Gjon Kastrioti’, rruga ‘Lord Bajron’, rruga ‘Rexhep Preza’, rruga ‘Koli Bano’ 
12:00-15:00/rruga ‘Tahir Sinani’, rruga ‘Pandi Dardha’ 
09:00-15:00/ rruga ‘Sabri Preveza’, rruga ‘Teodor Keko’  rruga ‘Naim Frashëri’ 
9:30-15:00/ rruga ‘Jordan Misja’, rruga ‘Petro Marko’, rruga ‘Haxhi Hysen Dalliu’

25 qershor
09:00-15:00/rruga ‘Mine Peza’, rruga ‘Teodor Keko’
9:30-15:00/rruga e Dibrës, rruga ‘Thanas Zik’
09:00-12:00/ rruga ‘Myslym Keta’, rruga ‘Tahsim Shehu’, rruga ‘Ramazan Disha’


TË NGJASHME