HomeSociale

OSHEE: Zona e ish-Ekspozitës dhe “Myslym Shyri” pa energji deri në orën 14.00

Operatori i ShpërndarjesEnergjisë Elektrike njofton abonentët e energjisë elektrike se do të këtë ndërprerje të energjisë në rrugën “Myslym Shyri”, shkak se po punohet të kabina “Ekspozita” për vendosjen e çelave të tensionit të mesëm.

OSHEE shpjegon se në vijim të punimeve për mirëmbajtjen e rrjetit, sot do të punohet deri në orën 14:00 në kabinën “Ekspozita” për vendosjen e çelave të tensionit të mesëm.

Po ashtu, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike shpjegon intervalin e ndërprerjes së energjisë ku  pa energji deri në orën 14:00 do të mbeten abonentët pranë zonës së ish-Ekspozitës dhe rruga “Myslym Shyri” pjesërisht.


TË NGJASHME