HomeSport

Pa frena në merkato, Juventus në tratativa me yllin brazilian

E përditshmja spanjolle “El Mundo Deportivo”, lëshon bombën e merkatos. Sipas gazetës spanjolle, Juventus është duke u munduar të arrijë një akord me PSG, për të blerë brazilianin Neymar.

Çmimi i lartë i Neymar, ka bërë që drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” të ofrojnë dy lojtarë dhe para për të arritur të kryejnë këtë transferim. Paolo Dybala dhe Blaise Matuidi janë dy lojtarët që Juventus ka zgjedhur për ti ofruar skuadrës pariziene.

Është fakt që Neymar nuk dëshiron të vazhdojë më në Paris, dhe ai kërkon që të rikthehet tek Barcelona, por ndërkohë edhe Juventusi po mendon seriozisht për të sjellë një tjetër yll, pas Ronaldos apo De Ligt në Torino. Mbetet të shihet nëse drejtuesit do arrijnë të bindin PSG-në në ditët në vijim.


TË NGJASHME