HomeSport

Pa frena në merkato, Real Madrid blen mbrojtësin Mendy

Merkato e Real Madrid, nuk ka të ndalur. Në çdo repart, Perez po bën blerje me synim përforcimin e ekipit.

Pas blerjeve të Jovic dhe Hazard, është mbrojtësi i majtë Ferland Mendy blerja më e re e madrilenëve.

Në fakt Mendy, ka qenë një preferencë e Zidanne më herët dhe me rikthimin e tij në krye të ekipit, Perez vendosi ti plotësojë dëshirën duke blerë mbrojtësin francez. Për blerjen e tij Real Madrid shpenzoi 48 milionë euro, plus një bonus prej 5 milionë eurosh.

Mendy ka nënshkruar një marrëveshje deri në vitin 2025. Francezi shikohet si pasardhës i Marcelos.


TË NGJASHME