HomeShowbiz

Pa paruke, Cardi B zbulon si duken flokët e saj të vërteta

Cardi B mund të shpenzojë shumë para për rrobat, bizhuteritë, çantat, makinat, paruket, manikyret, por kur bëhet fjalë të kujdeset për flokët e saj nuk është se i kushton shumë rendesi.

Reperja postoi në Instagram se e bën maskën e saj të flokëve duke përdorur sende që shumica e njerëzve kanë në kuzhinat e tyre.

Unë jam duke bërë një maskë për flokët e Kulture. Ky është avokado dhe sapo kam mbaruar vajin e arganit, do të vendos majonezë, vaj kastori, vaj ulliri – Unë e di se është shumë vaj por flokët duhet të jem vërtet të hidratuar, do e perdor masken dhe ne floket e mi”- thotë Cardi.

Reperja u shfaq vetëm në bikini të bardhë, pa grim dhe në një dukjen tërësisht natyrale, ku edhe nuk munguan komentet negative nga ndjekësit, ndërkaq kishte edhe nga ata që e pergezuan sidomos për format e saj të trupit.

Ok njerëz, kështu kjo është me të vërtetë sesi janë flokët e mi. Kjo është struktura ime e flokëve”, ka shkruar Cardi B sipër imazheve.


TË NGJASHME