HomeSociale

Pa shpenzime dhe shumë efektiv/ Ja si të mbani mizat jashtë shtëpisë këtë verë

Ndërsa jemi në verë dhe temperaturat po rriten është koha për të hapur dritaret që të qarkullojë ajri. Por bashkë me ajrin hyjnë shpesh një sërë insektesh të tjera që gumëzhijnë duke na besdizur ekstra vapës. Megjithatë ekziston një mënyrë natyrale me të cilën mund të mbani larg mizat dhe insektet e tjera të ngjashme dhe nuk kuhston as 200 lekë të reja!

Ekspertët kanë zbuluar se mizat nuk i pëlqejnë barishtet aromatike si nenexhiku dhe borziloku, kështu që nëse vendosni disa nga ato bimë – të cilat kushtojnë rreth 150 lekë – në dritaren tuaj ose afër një dere, atëherë ju mund të shijoni ajrin e pastër pa ndonjë gumëzhimë të bezdisshme.

Për ata që janë të vetëdijshëm ekologjikisht dhe nuk duan të përdorin kimikate për të mbajtur larg mizat, zgjidhja me bimët është ideale. Jo vetëm kaq, por vendosja e barishteve të freskëta si nenexhiku dhe borziloku në gatimin tuaj mund të ndihmojë për të përmirësuar shijen, më shumë se ato të thatat./GOTA NEWS ALBANIA


TË NGJASHME