HomeSociale

Padia e PD dhe LSI, Kolegji Zgjedhor nis shqyrtimin

Kolegji Zgjedhor ka nisur shqyrtimin e padisë së bërë nga PD dhe LSI kundër KQZ për vendimin e datës 23 maj për mos regjistrimin e anëtarëve të KZAZ-ve për PD dhe LSI.

Kolegji Zgjedhor ka bashkuar çështjet e PD-LSI në një gjykim të vetëm për shkak të objektit të njëjtë.

Ivi Kaso përfaqësuesi ligjor i PD tha: Kemi të bëjmë me një të drejtë që i është mohuar PD-LSI. Nga zgjedhjet e vitit 2017 kemi dalë me një numër të caktuar deputetësh dhe të certifikuar nga vetë KQZ. KQZ ka refuzuar ta lexojë kodin zgjedhor.

Shumica parlamentare përbëhet nga 74 mandate dhe pakica parlamentare PD 43 mandate dhe LSI subjekti i dytë i pakicës parlamentare.


TË NGJASHME