HomePolitikë

Paditet nga Agron Tufa për shpifje, ja çfarë vendos gjykata për deputetin

Gjykata e Tiranës vendos të pushojë cështjen penale ndaj deputetit të PS, Spartak Braho.  Braho u padit nga ish- drejtori i Institutit të Studimeve të Krimeve të Komunizmit (ISKK), Agron Tufa për fyerje e shpifje, ndërsa kërkoi nga socialisti shumën prej 250 000 lekë si dëmshpërblim.

Trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Sokol Pasho, vendosi të pushojë vlerësoi se kërkesa e ngritur nga z.Tufa nuk përmbush kriteret ligjore në kuptim të legjitimimit aktiv të kërkuesit dhe nuk mund të merret në shqyrtim prej kësaj Gjykate, ndaj edhe cështja duhet të pushohet.

“Gjykata vendosi, pushimin e çështjes penale nr.107 akti datë 05.12.2019 me viktimë akuzuese Agron Tufa dhe të akuzuar Spartak Braho, me objekt fajtor i të akuzuarit për veprën penale “Fyerja” dhe ‘Shpifja”, të parashikuara nga nenet 119 e 120 të K. Penal si dhe “Shpërblimi i dëmit’, në shumën 250.000 lekë.

Shpenzimet procedurale siç janë bërë.

Kundër këtij vendimi mund të ankimohet në Gjykatën e Apelit Tiranë brenda 15 ditëve”, thuhet në vendimin e Gjyqtarit Sokol Pasho.” thuhet në vendimin e Gjykatës.


TË NGJASHME