HomeShowbiz

Paditet nga kompania e njohur muzikore, Kanye West

Kanye West, i cili ligjërisht ndryshoi emrin e tij në Ye vitin e kaluar, është paditur pasi ka marrë një këngë të muzikantit Marshall Jefferson pa leje. Ultra International Music Publishing pretendon se kënga “Flowers” nga albumi “Donda 2”, përfshin një pjesë nga kënga e vitit 1986, “Move Your Body”.

Sipas kompanisë, kjo që përsëritet të paktën 22 herë në këngën e reperit. “Të pandehurit e dinë dhe janë të informuar se ata nuk posedojnë licencë për të përdorur kompozimin, dhe megjithatë vazhdojnë të shkelin me dashje dhe hapur të drejtat e pronësisë së UIMP-së,” theksohet në padi.

“West mbron të drejtat e artistëve nga njëra anë, por nuk ka turp t’i heqë të drejtat një artisti tjetër nga ana tjetër”, thuhet në padi. West publikoi “Donda 2” në shkurt ekskluzivisht përmes Stem Player-it të tij, një pajisje që lejon përdoruesit të izolojnë dhe rikombinojnë pjesët e këngës.

Gjithashtu në padi përmendet Alex Klein, bashkë-krijuesi i pajisjes muzikore Stem Player, në të cilën reperi publikoi albumin. Sipas Billboard, reperi pretendonte se kishte shitur 11,000 Stem Players, me 200 dollarë secili, duke gjeneruar rreth 2.2 milionë dollarë të ardhura.


TË NGJASHME