HomeShowbiz

Pajtim mes repereve të famshme, çfarë mendon Cardi B?

Cardi B dhe Nicki Minaj, dy emrat dhe dy rivalet e mëdha të botës së repit, nuk pritet të kenë ndonjë bashkëpunim sëbashku.

Gazetari Marc Malkin, gjatë një interviste të shkurtër me Cardi B, në tapetin e kuq të Swisher Sweets Artist Project Awards në West Hollywood, hapi sërish temën e pajtimit të dy repereve.

“A ka ndonjë shans që ti dhe Nicki të pajtoheni dhe të performoni së bashku?” e pyeti ai.

Por, si ishte përgjigja e Cardit?!

Pas një heshjtjeje shumë të gjatë dhe një buzëqeshjeje nga ana e reperes, ajo tregoi se një gjë e tillë mund të mos ndodhë kurrë.

Megjithatë kjo nuk ishte një “jo” si përgjigje!

Pas konfrontimit fizik në New York Fashion Week shtatorin e kaluar, sherri mes Cardi B dhe Nicki Minaj është përfolur shumë.


TË NGJASHME