HomeShowbiz

Pak ditë pas ndarjes, këngëtari i njohur “kapet mat” me një tjetër modele

Në fillim të këtij muaji u zbulua se Liam Payne i dha fund lidhjes së tij disa mujore me Naomi Campbell. Dyshja e njohur u ndanë ende pa e konfirmuar lajmin e lidhjes dhe siç duket Liam ka gjetur ngushëllim në krahët e dikujt tjetër. Sipas “The Sun” ish anëtari i grupit “One Direction” është parë duke kaluar kohën me një modele të “Victoria’ Secret Angel”, Stella Maxwell, në Berlin. Në fillim ata u panë duke arritur të ndarë në restorant dhe më pas u bashkuan në një tavolinë. Një burim ka treguar për “The Sun” se Liam dhe Stella kanë të njëjtën moshë dhe eksperienca e tyre në showbizz është e ngjashme, prandaj ata të dy kalojnë shumë mirë me njëri-tjetrin.

Megjithatë ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për lidhje apo për një miqësi të mirë mes dyshes. Kujtojmë se rreth një vit më parë, Liam i dha fund lidhjes me Cheryl me të cilën ka dhe një djalë, Bear.


TË NGJASHME