HomePolitikë

Pak para vendimit të Kolegjit Zgjedhor, Basha bën lëvizjen e radhës

Pak para vendimit të Kolegjit Zgjedhor, liderët e opozitës po bëjnë lëvizjet e fundit politike. Mësohet se Basha do të takohet në orën 10:00 me aleatët e tij në selinë blu.

Ky takim vjen vetëm një orë para mbledhjes së Kolegjit Zgjedhor, i cili pritet të japë vendimin përfundimtar mbi fatin e dekretit të Presidentit Ilir Meta, i cili anulloi 30 qershorin si datë e vendosur për të zhvilluar zgjedhjet lokale.

Ndërkohë kujtojmë që PS-ja vijon me fushatën dhe e bindur për zgjedhjet me 30 qershor, e ndërsa nga ana tjetër Basha përsëriti edhe njëherë një një intervistë për Radion Europa e Lirë se zgjedhje nuk do të ketë.


TË NGJASHME