HomePolitikë

Paketa Anti-KÇK, Meta: Askush s’e pengon qeverinë të ngrejë Task-Forca

meta

Presidenti Ilir Meta teksa ka komentuar paketën ‘Anti-KÇK’ në kuadër të Operacionit Forca e Ligjit, që po godet eksponentë të krimit dhe asetet e tyre të ngritura nga veprimtaria kriminale, deklaroi se kjo luftë duhet të vijojë çdo ditë dhe jo vetëm në fushata.

Në një intervistë për ‘Zërin e Amerikës’ Meta pohoi se legjislacioni në fjalë për këtë paketë ka qenë aty, ndërsa shtoi se nuk mund të bëhen mbivendosje. Po ashtu ai tha mesazhin e qartë se politika, duke nisur nga vet kreu i shtetit, Kryeminisitri, Kryetari i kuvendit, nuk duhet të ndërhyjnë në drejtësi.

Mes të tjerash ai tha se askush se pengon qeverinë të ngrejë task-forca. “Lufta kundër krimit është një kërkesë e vjetër. Kjo është një luftë që zhvillohet çdo ditë, jo me fushata. Mendimi im ishte se i gjithë legjislacioni ka qenë aty, askush nuk e pengon që të ngrejnë Task-Forca të vazhdueshme. Por kur bëhet ndërhyrje në legjislacion, ato duhet të jetë të mirëmenduara. Nuk duhet të bëhen mbivendosje. Sepse nuk i shërbejnë forcmit të ligjit. Ajo që mund të bëhet është shembulli i gjithë politikanëve, nga presidenti i Republikës, nga kryeministri, në respektimin e Kushtetutës, në mosndërhyrje në çështje të drejtësisë. Çdo përpjekje që kërkon të shtyjë dhe të vërë në tryseni institucionet e reja të drejtësisë, të cilat janë krijuar në klimë të polarizuar, si shërben forcimit ligjor, ndaj duhet të reflektojmë që të rivendosim qetësinë.”, tha Meta.

Teksa u ndal tek metodologjia e re e BE për negociatat e BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Meta tha se: “Ne prej kohësh kemi pasur pritshmëri pozitive, por në situatën aktuale shpresojmë që sa më shpejt të arrihet kompromisi për zgjedhimin. Siç ka kërkuar Franca dhe ndonjë vend tjetër. Është e rëndësishme që të tregojmë përgjegjshmëri në përmbushjen serioze të disa prej kërkesave të Bundestagut.

Kreu i shtetit u ndal dhe tek reforma zgjedhore dhe pritshmëritë e tij nga ky proces, si një ndër kushtet e vendosura nga Bundestagu gjerman. “Por në pozitën e presidentit do të thoja se do duhet të kemi një reformë të përfunduar dhe vendosje të legjitimitet të institucioneve demokratike në vend,”pohoi ai.

Duke folur për emërimet në Gjykatën Kushtetuese, deklaroi se maxhoranca ka si synim që të kapë edhe këtë institucion, që ende nuk është kapur prej saj.

Meta tha se maxhoranca do të kapë edhe këtë institucion të fundit që nuk është kapur prej saj, duke hedhur ne erë të gjithë besueshmërinë ndaj institucioneve të reja të drejtësisë.

Unë dua të them se është një nismë e keqe, tregojnë mungesë të respektit për shtetin ligjor dhe për Kushtetutën. Është një kokëfortësi e cila nuk na ndihmon që të rrisim besueshmërinë brenda dhe jashtë vendit se po cojmë më tej reformën në drejtësi, aq më tepër për një çështje kaq të mprehtë sa Gjykata Kushtetuese. Kjo është një përpjekje për të bërë Gjykatën Kushtetuese partiake.

Presidenti ka bërë më të mirën që Shqipëria të mos ngelet kurrë pa Gjykatë Kushtetuese dhe të mos cenohet puna në këtë gjykatë. Kushtetuta e ka të shkruar pikë më pikë të saktë si veprohet dhe presidenti ka vepruar drejt me ligjet. Maxhoranca do të kapë edhe këtë institucion të fundit që nuk është kapur prej saj, duke hedhur ne erë të gjithë besueshmërinë ndaj institucioneve të reja të drejtësisë”, deklaroi Meta.


TË NGJASHME