HomePolitikë

Paketa antishpifje/ Malaj: Duhet sot të reagojme fort

Ish-deputetja e LSI-së, Nora Malaj ka reaguar përmes një postimi në facebook lidhur me votimin në komisionin e ligjeve të paketës antishpifje për median online. Ndërsa e quan këtë të sotme një ditë të zezë për fjalën e lirë, Malaj shkruan se duhet sot të reagojm? fort, se nesër do të jetë vonë! Kur të heqin dhe fjalë , pasi të heqin bukën, atëhere ti nuk je më njeri , po robot dhe skllav modernë në vendin tend !

Postimi i plotë:

Sapo komisioni i medias dhe edukimit , ka kaluar projektligjin, për të instaluar çensurën e fjalës së lirë për qytetarët dhe median . Tashmë , në prag të 2020 , po vijmë me instalimin e çensurimit për lirinë e medias dhe fjalën e lirë.
Kjo pa frikë quhet ditë e zezë!

E para ishte fjala , do të thoshte Bibla, po qeveria tashmë me ketë ligj të ri nuk do ta lërë fjalën e lirë të qytetarëve të ekzistojë më! Shqiptarët do të jenë pa Sy, pa Gojë, pa Vesh. Edhe media sot , e gjitha është në agoninë e vdekjes! Tashmë dikatura e bukës së gojës është kthyer në modelin e kësaj qeverisje, duke vendosur dhe dikataturën për fjalën e lirë. Sot jemi në situatë të jashtëzakonshme dhe reagimi duhet të jetë i jashtëzakonshëm! Në një shtet demokratik, kur liria e fjalës tashmë i afrohet agonisë së vdekjes, tregon se në kete vend është instaluar neodiktatura !

Alarmin më i madh është për qytetarin! Tashmë nuk do të kemi lajme të vërteta, tablo të vërteta për realitet që po kalojmë, nevojat bazike dhe luftën për të mbijetuar të shtresave shoqërore , sidomos atyre në nevojë, por gënjeshtra dhe realitete imagjinare.
Sot ky ligj i adresohet portaleve dhe emisioneve që tregojnë dhe mbrojnë të drejtat e fjalës së lirë, duke e shkelur dhe mohuar këtë të drejtë te fjalës , e cila mbrohet dhe mbështet nga Kushtetuta E Republikës së Shqipërisë.

Sot , të gjitha Konventat Ndërkombëtare për fjalën e lirë bie me ketë projektligj, i cili në thelb nuk është ligj kundra gazetarëve , po mbyllje goje për një shoq?ri , për të mos qenë e lirë, për të mos thënë fjalën e saj ! Pas kësaj çdo rreagim do të quhet “shpifje” , sjellja e lirë do të quhet “shpifje” dhe në fund do të vij monenti që popullit do të vihet në rresht dhe qytetaret , do të trajtohen si zombit, pa identitet, pa zë , pa figurë , po si do të dëshironte “ Naltmadhëria “që është në pushtet. Pas kësaj shtypi do të përdorë fjalën e Ezopit , për të mos e quajtur “shpifje”.

Teksa përballemi me këtë situatë , për të rrëmbyer çdo gjë nga Parlamenti- Parti Pushtet, me vjen në mend thënia : “ Nëse goja do të rri mbyllur , ajo një ditë do të qelbet”
Duhet sot të reagojm? fort , se nesër do të jetë vonë! Kur të heqin dhe fjalë , pasi të heqin bukën, atëhere ti nuk je më njeri , po robot dhe skllav modernë në vendin tend !


TË NGJASHME