HomeSociale

Paketa e parë e ndihmës, sot afati i fundit i paraqitjes së ankesave

Sot deri në orën 12:00, kanë afat përfundimtar për të paraqitur ankesë të gjithë tatimpaguesit dhe individët e interesuar, të cilët konsiderojnë se mund të jenë përfitues të ndihmës financiare sipas VKM së datës 27 mars, por kërkesa e tyre është refuzuar.

“Është e rëndësishme që kërkesa/ankesa e dërguar nga individët duhet të përmbajë NIPT e subjektit në të cilin është i punësuar dhe ka aplikuar, si dhe NID përkatës të individit, ndërkohë që tatimpaguesi në kërkesën/ankesën e tij duhet të vendosë NIPT-in e subjektit”, thuhet në njoftimin e DPT-së.

Kërkesa mund të dërgohet përmes adresës e-mail të drejtorive rajonale. DPT siguron se çdo ankesë e paraqitur po shqyrtohet dhe trajtohet me korrektesë maksimale.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME