HomeLajme

Pakistan, 18 të vdekur nga rrufetë

rrufe

Policia pakistaneze ka bërë me dije ditën e sotme, se 18 persona kanë ndërruar jetë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur gjatë një nate vrastare me shira të dendur dhe rrufe, në shkretëtirën Thar në Pakistan.

Rrufe dhe shira të dendur kanë vrarë të paktën 18 persona dhe kanë shkaktuar dëme të mëdha nëpër fshatra.

“Deri më tani kemi konfirmimin e 18 vdekjeve”, tha Adbulah Ahmed, kreu i policisë së rajonit jugor.

Shkretëtira Thar lidh kufirin indian me një nga zonat më të varfra të Pakistanit, i cili u prek nga këto reshje të rralla, që besohet se lidhen me ndryshimet klimatike.

Por reshje të tilla në nëntor janë të pazakonta dhe intensiteti i rrufeve është i paprecedentë, shprehet Dr Syed Sarfraz, metereolog i vjetër në Karachi.


TË NGJASHME