HomeLajmi i Fundit

Pakistan, treni përfshihet nga flakët, 67 të vdekur 14 të plagosur

Të paktën 67 persona kanë vdekur dhe 14 të tjerë janë plagosur pas një zjarri që shpërtheu në një tren pasagjerësh në Pakistan.

Ngjarja ka ndodhur sot pranë qytetit të Liaquatpur, në provincën lindore të Punjab.

Zjarri besohet se është shkaktuar pas shpërthimit të gazit në kuzhinë, ku disa pasagjerë po konsumonin mëngjesin.

Kryeministri Imrah Khna ka shprehur ‘ngushëllimet më të thella për humbjen e jetëve’ dhe ka ftuar autoritetet të japin asistencën e duhur për të plagosurit.

Zjarri ka përfshirë 3 vagonë, në të cilët udhëtonin rreth 200 njerëz, ka thënë Baqar Hussain, një funksionar i zyrës së emergjencave, duke nënvizuar që bilanci i viktimave po rritet me shpejtësi.