HomePolitikë

Pakti me Turqinë, Putin: Jemi vazhdimisht në komunikim

Gjatë një fjalimi Putin ka vlerësuar marrëdhëniet Rusi-Turqi, duke theksuar se partneriteti mes dy vendeve ka arritur në nivelin strategjik. Ai tha se është vazhdimisht në komunikim me presidentin turk Recep Tayyip Erdo?an.

Putin në rezidencën e tij në Kremlin ka pritur në një takim ambasadorët e 18 vendeve që fillojnë detyrën në Rusi.

Në ceremoninë e zhvilluar Putin i ka pranuar letrat kredenciale të ambasadorit të Turqisë në Moskë, Mehmet Samsar.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka deklaruar se përpjekjet e Rusisë dhe Turqisë në Siri janë një element i rëndësishëm i stabilitetit ndërkombëtar, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Po zbatohen me sukses projekte të mëdha dhe të rëndësishme si ndërtimi i centralit të energjisë bërthamore Akkuyu dhe tubacionit të gazit natyror ‘Rrjedha Turke‘ (TürkAk?m). Ne kemi shumë projekte interesante dhe sipërmarrje të përbashkëta”, tha Putin duke rikujtuar se ka qenë i frytshëm takimi i Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Rusi-Turqi që u zhillua në prill në Moskë.

Ai vuri theksin se Rusia dhe Turqia po punojnë për stabilitetin ndërkombëtar. “Përpjekjet e koordinuara të Rusisë dhe Turqisë për të normalizuar situatën dhe për të iniciuar procesin e paqes në Siri janë një element i rëndësishëm i stabilitetit ndërkombëtar”, tha presidenti rus.


TË NGJASHME