HomePolitikë

Palmer mesazh të fortë për PD-LSI

Matthew Palmer, i dërguari i posaçëm i Departamentit Amerikan të Shtetit për Ballkanin, ka lëshuar nga Prishtina mesazhe të forta ndaj opozitës jashtëparlamentare në Shqipëri, Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ngërçin politik në vendin tonë, Palmer e quajti të fabrikuar duke u bërë thirrje drejtuesve të partive që t’i japin zgjidhje me vullnetin e tyre.

Komentet e zyrtarit amerikan u bënë gjatë një takimi me studentë dhe me përfaqësues të shoqërisë civile.

Një rol për ju ekziston, tha Palmer për opozitën shqiptare, merreni këtë rol.

“Bojkoti nuk ju ka sjellë fuqi më të madhe politike. Ai nuk solli zgjedhje të parakohshme dhe nuk mund të sillte të tilla”, deklaroi Palmer.

Palmer kërkoi nga opozita shqiptare që të shfrytëzojë rastin për të negociuar me vullnet të mirë reformën zgjedhore që kërkon dhe se komuniteti ndërkombëtar është i gatshëm të lehtësojë një përpjekje serioze në këtë aspekt.

Në këtë mënyrë, është shprehur Palmer, opozita do të mund t’i paraqesë popullit një arritje konkrete për të vendosur përmes një procesi të drejtë zgjedhor drejtimin që ajo dëshiron të marrë vendi.

Më tej, Palmer u përqëndrua në reformën në drejtësi që po zhvillohet në Shqipëri.

“Fakti që më pak se 50% e mbi 160 gjyqtarëve dhe prokurorëve që i janë nënshtruar vetting-ut kanë arritur ta kalojnë atë është tregues se sa i korruptuar dhe i lidhur me krimin e organizuar ka qënë sistemi i deritanishëm. Shqipëriaështë në prag të ngritjes së institucioneve të reja, si Prokuroria Speciale Anti-korrupsion (SPAK) dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, detyra e të cilave do të jetë të hetojnë korrupsionin, krimin e organizuar dhe krimet e zyrtarëve të lartë”, deklaroi i dërguar i Departamentit të Shtetit, duke shtuar se “ky është fundi i fillimit të pandëshkueshmërisë, siç u vërtetua edhe nga goditja e bosëve dikur të paprekshëm të krimit, si Klement Balili”.


TË NGJASHME