HomePolitikë

Paloka dhe Balliu sigurojnë banorët e Astirit: PD në qeveri do të …

paloka

Nënkryetari i PD, Edi Paloka së bashku me ish-deputetët e tjerë të opozitës ndodhet në mbështetje të banorëve të Unazës së re. Në një prononcim për mediat Paloka tha se Partia Demokratike ka një marrëveshje me banorët e Unazës së Re.

“Në momentin kur ne të drejtojmë vendin, këta banorë do të kompensohen me vlerën reale të tregut për çdo dëm të bërë nga kjo qeveri. Dhunën dhe terrorin e ushtruar ndaj tyre nuk ka kompensim që mund ta dëmshpërblejë, veçse dita kur prangat të vihen në duart e Ramës dhe Veliajt. Ata po e bëjnë këtë shkatërrim, këtë dhunë dhe terror vetëm për të futur disa miliona euro më shumë në xhepat e tyre të qelbur. Projekti i Unazës është kapur në dhjetëra shkelje, falsifikime dhe akte korruptive. Ata që i kane kryer këto akte janë në krye të shtetit, kurse banorët e shkretë dhunohen, burgosen, helmohen me gaz, bashkë me fëmijët. Gjysma e tyre, ose janë në spital, ose janë në burg.” u shpreh Paloka.

A ju kanë lejuar të shkoni pranë banorëve, pasi gazetarët nuk i lejojnë.
Unë isha dëshmitar kur gazetarët u shtynë si rrugeçër e nuk u lanë të afrohen në një moment që është qetësi, jo më kur kanë hedhur gaz mbi banorët. Nuk lejohen të kalojnë as qytetarët që kanë punën apo shtëpitë aty pranë, ndërsa për përfaqësuesit e opozitës, as që bëhet fjalë, pasi trajtohemi si armiq dhe jo si e vetmja palë politike që po mbroj interesin publik.

Do të vazhdoni të qëndroni atje?
Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë, por këtu nuk jemi më në Shqipërinë e vitit 2019-të, jemi në Kosovën e pushtuar nga serbët. Ne jemi me duar, këta me të gjitha mjetet e represionit. Çfarë ndodhi në Kosovën e sulmuar nga Millosheviçi, që shqiptarët u detyruan të braktisin shtëpitë e tyre, ajo po ndodh këtu. Këtu jemi ne dhe përballë kemi serbë. Kemi dashnorin e Vuçiçit që e patë që u puth me të, ju thashë erdhi këtu të sulmojë shqiptarët dhe serbët që janë në shërbim të tij. Kjo është situata.

Ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu teksa ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama deklaroi se banorët e Astirit janë dhunuar barbarisht sot nga policia. Në një dalje për mediat, Balliu u doli në mbrojtje banorëve të kësaj zone, ndërsa pohoi se policia ka përdorur gaz lotsjellës nëpër banesat që do të prishen nga IKMT, duke mos kursyer as pleqtë dhe fëmijët.

Po ashtu ai u zotua para protestuesve se ata do të dëmshpërblehen nga shtetit kur PD të vijë në pushtet. Mes të tjerash ai tha se këta banorë për 1 vit protestuan dhe në vend që të dekorohen nga qeveria, kjo e fundit ushtron dhunë ndaj tyre.

Balliu

“Kjo është shkelej flagrante e të drejtave të njeriut. Projekti që po zbatohet sot është projekt mafioz i promovuar nga lidhjet e qeverise me krimin. Ky projekt 20 mln euro km që nuk ndodh në asnjë vend të botës, sot po shemb shtëpitë e qytetarëve shqiptarë, me dokumente dhe pa dokumente. Shembjet po bëhen për pallatet e Erion Veliajt, lavatrices së parave të pista. Heronj që kanë sakrifikuar gjithçka kanë qenë banorë. Kanë hedhur shumë gaz lotsjellës brenda banesave. Kanë dhunuar fëmijë e të moshuar. I kanë hedhur nga çatia. Dikush ka shembje. Salillari dhe IKMT janë kapur në shkelje flagrantë. Dhuna që kanë përjetuar këta banorë sot ka qenë e tmerrshme. As në filma nuk realizohet dot. Ky do të jetë mision që nuk do shkojë kot. Kjo do të dëmshpërblehet dhe me vënien përballë të gjithë banditëve që kanë dhunuar banorët e Unazës. Nuk do të rreshtim pa marrë informacione që nga polici më i thjeshtë që ka ushtruar dhunë, deri tek i fundit. Rama për shqiptarët zgjodhi gazin lotsjellës. Dhe për Vuçiç, krahun e djathtë të Millosheviçit, që përdhunoi e vrau mijëra motra tonat në Kosovë. Ai nuk e do linjën ruse, ai është linja ruse. Sot çdo qytetar duhet të kuptojë se këta banorë donin dialogun, kurse Rama mbështeti gazin lotsjellës, shkopin e gomës, edhe sa qytetarë duhet të dhunohen me gazin lotsjellës? A nuk i mjaftoi në Shkozë? Tek Bregu i Lumit?!Qëndresa që kanë bërë ata banorë sot duhet të jetë frymëzim për të gjithë shqiptarët.

Janë disa banorë të dëmtuar rendë në mënyrë barbare dhe makabre. Janë disa kolegë deputetë që janë me banorët në spital. I njoh këta banorë por është e pamundur që të përballesh me një shtet të tërë që sjell policë me armë. Këta banorë duhen dekoruar, se ju shpëtuan edhe juve gazetarëve, 40 milionë euro. Edi Rama nuk ua fali kurrë, ja ky ishte shpërblimi i tij”, tha Balliu.


TË NGJASHME