HomePolitikë

Paloka ironi me kryeministrin

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka ka akuzuar kryeministrin Rama se po mban peng Shqipërinë, ndërkohë që sipas tij vendet e tjera po marrin miliona nga Bashkimi Europian.

Në një postim në Facebook, Paloka thekson se qeveria Rama dështoi për të katërtën herë me hapjen e negociatave, ndërsa shton se Europa kërkon një kryeministër serioz.

“Europa e përqesh dhe refuzon lolon për dështimet e tij, por koston e paguajnë shqiptaret. Dështoi për here te katërt te hapte negociatat, siç ka dështuar me ekonominë, me punësimin, me shëndetësinë, me legalizimet. E vetmja fushe ku shkëlqen është ajo e lolos se oborrit.

Ndërkohe qe vendet e tjera marrin miliona për projekte dhe investime dhe avancojnë ne rrugën europiane, Shqipëria ka mbetur peng i lolos. Europa kërkon një qeveri dhe kryeministër serioz e jo një lolo qe fsheh dështimin, krimin, drogën dhe korrupsionin me atlete e çitjane”, thekson Paloka.


TË NGJASHME