Aktualitet Lajme Politikë

Paloka: Ja pse e publikuan tani celulën terroriste iraniane

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, tha në rubrikën “Opinion”, në News24, se zbulimi i celulës terroriste iraniane u bë tani, pasi pikërisht tani i duhet kryeministrit Edi Rama për të tërhequr vëmendjen nga vendimi negativ i Bashkimit Evropian për mos hapjen e negociatave.

“Celula u zbulua tani, sepse tani i duhet Edi Ramës. I duhet Ramës për të tërhequr vëmendje nga negociatat. Përpiqet të sajojë histori të tjera, që do të thotë se ka gërrmuar e gërrmuar dhe iu nxori këtë të terroristëve. Qëllimi i tij ky është, të tërheqë vëmendje nga negociatat. Ishallah nuk del Ardiu Veliu nesër të thotë se janë parë UFO në Kukës”, tha Paloka.

Megjithatë, është një ngjarje e madhe, nëse do të ndodhte një sulm terrorist …
Absolutisht. Por, del sot sepse i duhet Edi Ramës, që të krijojë panik dhe ankth te qytetarët, që t’iu thotë të mos merren me gjërat e përditshme, buka e gojës, spitalet, shkollat, se ka gjëra më madhore. Sa herë ka pas skandale, Rama përpiqet të gjejë kështu gjërash për të tërhequr vëmendje. Sigurisht me brekushe nuk tërheq dot vëmendje dhe nxori këtë grupin.

Duke mbetur te negociatat, vazhdon jehona. Rama përplaset me Bashën …
Rama është i pashqetësuar, që nuk iu hapën negociatat, sepse gjendet mirë në këtë batakun që ka krijuar vetë. ky është problemi madhor, që kemi. Nëse ne do kishim një status tjetër, nuk do menaxhonte dot marrëdhëniet me krimin, siç bën sot. Ndaj, Rama e ka gjetur parajsën, për të lind dielli çdo ditë, për shqiptarët ka filluar errësira, që kur ai erdhi në pushtet. Rama i ka milionat, vilat, udhëtimet me charter, jetën e bën mondane. Nuk po diskutojmë mirëqenien e Ramës, por të shqiptarëve. Dera, në fakt, iu mbyll Ramës, por pasojat i vuajnë shqiptarët.

Është detyra jonë të vëmë para përgjegjësisë këtë kryeministër, që sot është i vetmi përgjegjës për mos hapjen e negociatave. Ato kushtet që shtohen e shtohen, nuk vijnë se kështu i teket gjermanëve, holandezëve apo francezëve, por se ky zotëria bën hapa pas. Pse nuk ka kushte për Maqedoninë, ku e fundit ishte kërkesa ekstreme për ndryshimin e emrit, dhe që e realizoi. Maqedonia arriti deri në atë nivel të realizimit të kushteve, sa sot nuk ka arsye për të mos ja hapur negociatat. E kundërta ndodh me ne.

Edi Paloka u shpreh se qëllimi i opozitës së bashkuar lidhjet me zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme sa më parë. Paloka u shpreh se protesta ka patur e do të ketë gjithnjë me këtë qeveri, duke përmendur si më të fundit atë të fermerëve në Lushnje, ndërsa theksoi se 9 pikat e Bundestagut, janë rruga ku duhet ecur, jo vetëm për t’i hapur rrugë negociatave po edhe për të gjetur zgjidhjen për vendin.

“Protesta ka patur e do të ketë, e fundit ishte ajo e fermerëve të Lushnjes, por protestat nuk janë qëllim në vetvete. Qëllimi i opozitës së bashkuar lidhet me zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme sa më parë. Për këtë nuk kemi nevojë për shpikje të reja, 9 pikat e Bundestagut gjerman, janë rruga ku duhet ecur, jo vetëm për t’i hapur rrugë negociatave po edhe për të gjetur zgjidhjen. Këtu kemi ndërmend të rrimë ne si opozitë, të kërkojmë plotësimin e këtyre 9 kushteve. Rama të tregojë vullnetin, jo si këto 6 vite që ka mashtruar pa fund. Rama ka treguar që nuk ka pikë vullneti për t’i zbatuar, sepse kushtet janë shtuar. Ramës i janë dhënë edhe emrat edhe personazhet që duhen dënuar, po ky nuk do ta bëjë se ky është urdhërues i tyre.” u shpreh Paloka.

“Propaganda është ngritur sikur është vetëm Macron, janë edhe vende të BE që mbështesin kushtet e Bundestagut. Problem është ajo zonja që ishte këtu dhe bënte raporte fallco, i çonte BE-së letra që i përgatiste Rama, ky është problemi i brendshëm që flet Rama.

Azil kërkuesit janë problem i brendshëm, edhe kriminaliteti i Holandës, i brendshëm është por i shkaktuar prej Ramës. Kjo loja që vijon edhe me ca që kanë dalë në pension është kjo me ata që mashtronin këtu. Pjesa tjetër është propagandë e Ramës, për të thënë unë s’kam përgjegjësi.” vijoi ai.

Kur do të zgjidhet kriza ?
Troç fare kjo krizë nuk zgjidhet pa largimin e Ramës. I është afruar mundësia disa herë, i është kërkuar edhe të pranojë ndërmjetësimin e ndërkombëtare, por a nuk e do, nuk i intereson.
Të gjithë liderët e vendeve që na rrethojnë kanë dhënë dorëheqjen. Iku Zaev, edhe pse ishin të vetmit që nuk dështuan se i plotësuan të gjitha kushtet, tha dështova do kërkoj votën e popullit.

I vetmi që nuk njeh moral, nuk ka dinjetet, është Edi Rama, nuk mban përgjegjësi akuzon gjithkënd e hedh përgjegjësinë te të tjerët. Atëherë ka një zgjidhje: Të hapë krahun. Ne njohim vetëm një mënyrë për ta larguar, mënyrë që e njeh edhe demokracia, vota e lirë.

Related posts

Çaji i rigonit shqiptar – Kura më e mirë për dhimbjet e stomakut…

Rita news

“Gent jep dorëheqjen..”, si u përgjigj ministri Cakaj

Mila

Lamtumirë akne, me këto super maska

Mila
Na Kontaktoni!