HomePolitikë

Paloka ngre pikëpyetje: A u vra rastësisht Murataj apo qëllimisht?

paloka

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka ka reaguar për ngjarjen e Rinasit.

Nëpërmjet një postimi ai është shprehur se ngre disa pikëpyetje për grabitjen e 10 milionë eurove, ndërsa shton se “A u vra ai rastësisht si pasojë e shkëmbimit të zjarrit me policinë, apo u eliminua për të mos dalë e vërteta?”


Kush i vodhi 10 milion euro ?
A jane strukturat e qeverise pergjegjese vetem per paaftesi apo kemi te bejme me bashkepunim e madje dhe organizim direkt te grabitjes nga keto struktura ? A eshte viktima , sic u nxitua te thuhej, koka dhe truri i grabitjes apo nje i perdorur per shkak te reputacionit te tij ? A jane rastesi te gjitha ngjashmerite e kesaj grabitjeje me te tjerat te para ne kontekstin kohor dhe politik ?
Te gjitha keto pyetje dhe te tjera u hodhen dje ne media dhe rrjetet sociale jo pa arsye.
A eshte viktima “kreu” dhe “truri” i bandes sic u tha publikisht pa u bere asnje hetim, apo eshte nje i perdorur ne skenarin e pregatitur nga te tjere, per shkak te precedenteve te tij?
A u vra ai rastesisht si pasoje e shkembimit te zjarrit me policine , apo u eliminua per te mos dal e verteta?
Troc; a jane strukturat e ketij shteti organizatore direkt te kesaj grabitjeje?
“, shkruan ndër të tjera Paloka.


TË NGJASHME