HomePolitikë

Paloka: Ramës po i vjen fundi nga vala jonë popullore

Edi Paloka në një prononcim për mediat tha se kriza politike do marrë fund me largimin e kryeministrit. Ai u shpreh se Ramës po i vjen fundi nga vala popullore që është ngritur kundër këtij pushteti arrogant e kriminal.

Fundi është vetëm një. Nuk ka kthim. Kjo krizë politike, institucionale, politike ka vetëm një fund, largimin e Ramës nga pushteti dhe nuk ka asgjë tjetër.

Ky pushtet i ka ditët e numëruara. Këtu nuk ekziston asgjë. Kemi parlament ilegjitim, të mbushur me hajdutë dhe kriminelë brenda. Ka drejtësi pa Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë të Lartë dhe ndaj kjo histori nuk mund të vazhdojë. Do të kthehet gjithçka shpejt në makth”, tha Paloka.


TË NGJASHME