HomePolitikë

Paloka: Tao duhej të ishte sot në burg

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka reaguar, pasi kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla deklaroi se presidenti Ilir Meta ka shkelur Kushtetutën dhe këtë gjë e konfirmoi edhe Komisioni i Venecias.

Paloka nënvizon se Balla duhej të ishte sot në qeli, ndërsa gjen guximin e i tregon Kushtetutën presidentit Meta.

Postimi i Edi Palokës:

Tao duhej te ishte sot ne qeli, po nderkohe i tregon Kushtetuten, Presidentit te Republikes …

Ne “shtetin” e Rames ku qelbesirat bejne moral dhe kriminelet bejne ligjet ne Parlament, nuk mund te ndodh ndryshe.

Taulant Balla, fytyra me perfaqesuese e Rames dhe “rilindjes” , akuzen me te vogel e ka per perdhunim. Emri i numrit dy te “rilindjes” eshte shfaqur ne keto vite nga udhetimet me trafikante droge ne Greqi, tek mbrojtja e Rrajes, djalit perdhunues te deputetit “rilindas” ne Kruje; nga kercenimi i punonjesve te policise ne komisariatin e F. Krujes, tek manipulimi bashke me drejtorin e policise te deshmitarit te rreme Alizoti ne Fier.

E sigurisht “kryebema” e tij eshte “Toyota Yaris” , dosjen e se ciles , ne kundershtim me ligjin, nderhyri per ta manipuluar pak dite me pare, vete kryeprokurorja e krimeve te renda.

Per cdo njeren nga keto akuza Tao duhej te ishte ne hekura, por nderkohe i tregon ligjin dhe Kushtetuten shqiptareve dhe akuzon Presidentin pse nuk lejoi te shkonte deri ne fund skenari i “rilindjes” per votime moniste dhe te pergjakura.

Rama , nuk mund ta kaloje me palacolleqet dhe palacot e zakonshem pergjigjen qe pritet prej tij per kushtet e Bundestagut. Shqiptaret dhe partneret presin zgjidhjen e krizes dhe sot gjithe pergjegjesia eshte vetem e vetem mbi te.


TË NGJASHME