HomeShowbiz

Paloma e zhgënjyer nga aktori i humorit! Çfarë u bë shkak?

Përgjatë spektaklit të mbrëmshëm të “Big Brother Vip”, publiku pati mundësinë të shpëtonte nga nominimet dy nga konkurrentët e tyre më të preferuar.

Banorët që e përfituan këtë benefit nga “Vëllai i Madh” ishin Graniti dhe Paloma. Pas këtij vendimi, Paloma u shpreh se nuk e priste aspak që të ishte e preferuara e publikut por nga ana tjetër tha edhe se kjo gjë e ndihmoi për të kuptuar se cili nga banorët nuk u tregua entuziast për qëndrimin e saj.

“Realisht nuk e prisja që do të isha një ndër të preferuarit e publikut dhe e di si ja kam parë surratin disave, dhe njërit që se prisja fare se hajt më asaj tjetrës se nuk kam ndonjë shoqëri me të, as nuk e kam parë ndonjëherë në jetën timë apo e kam xhan. Po fytyra e Donaldit aty, a e di si më erdhi u pre fare…

E pyetur se kush ishte personi i dytë, Paloma nuk preferoi që të jepte emra duke thënë se ishte zhgënjyer nga Donaldi.

“Donaldi, kaq, të tjerët varja, nga ai nuk e prisja.

U preva fare sepse e pashë që u pre dhe mua intuita, sytë nuk më zhgënjejnë asnjëherë”, u shpreh ajo.


TË NGJASHME