HomeShowbiz

Pamela Anderson nuk heq dorë! Dëshiron të martohet për herë të gjashtë

Pamela Anderson është martuar 5 herë dhe duket se nuk ka ndërmend të ndalojë pasi dëshiron një martesë të gjashtë.

“Edhe një herë tjetër, të lutem o Zot. Edhe një herë të vetme”- kanë qenë këto fjalët e Pamela Anderson në një intervistë të dhënë për “New York Times”.

Aktorja thotë se dëshiron të martohet sërish, të pakten t’i japë edhe një mundësi të fundit jetës së saj bashkëshortore.

Në muajin janar ajo pati një martesë të shkurtër me producentin Jon Peters të cilin e ka patur mik prej vitesh. Dyshja u ritakuan në Indi dhe patën një shkëndijë të shkurtër që zgjati vetëm 12 ditë.

Duket se aktorja ende beson në dashuri dhe nuk ka në plan të heqë dorë derisa të gjejë princin e kaltër.


TË NGJASHME