HomeLajmi i Fundit

Pamje dhe video të rënda/ Skuadra e rreme e “Antidrogës” ekzekuton bosin shqiptar të narkotikëve

NJë shqiptar u vra në shtëpinë e tij në Ekuador, ku siç dukej ishte një larje hesapesh mes bandave. Vrasësit ishin veshur si policë të rremë. Ata u paraqitën si si agjentë të Antinarkotikëve për të hyrë në lagjen luksoze La Aurora.

Pas kësaj kufoma u hoq nga banesa dhe u dërgua në Laboratorin e Kriminalistikës. Sipas dëshmive ekzekutorët dukeshin si policë të vërtetë.

Veshja e tyre ishte perfeksionuar në detaj, dhe ekzekutorët ngjanin fiks si punonjësit e institucionit të antidrogës. Duke pretenduar se ishin agjentë ata iu sekuestruan rojeve armët e  zjarrit, radiot dhe celularët, duke e bërë shndërrimin e La Aurorës në arenë vrasjeje,dhe hyrjen në të, në mënyrën më të lehtë të mundshme

Pasi kishin hequr rojet si pengesën parësore, ata kishin përparuar 400 metra dhe kishin hyrë në shtëpinë e shqiptarit Adriatik Treska duke e vrarë atë. Ngjarja ndodhi në mëngjes herët të ditës së sotme rreth orës 5:00.

Viktima mori disa plagë, të shkaktuara nga një pushkë dhe një pistoletë. Nënkolonel Patricio Simbaña, kreu i Rrethit Daule, raportoi se në orën 03:30 të dyshuarit mbërritën te rezidenca ku banonte Treska me dy automjete.

“Pasi çarmatosën rojet, ata u futën në rezidencën ku jetonte i huaji nga Shqipëria. Ata kishin ngjyer flokët dhe pasi bënë vrasjen arritën të ikin të pa shqetësuar. Ishin afërsisht tetë persona të maskuar si policë të Antinarkotikëve ”, tha shefi i policisë.

“Viktima ishte në dyshemenë e dhomës së ndenjes. Më pas trupi i shqiptarit u transferua në Laboratorin e Kriminalistikës në Guayaquil ”, deklaroi një nga ekspertët.

Sakaq viktima, ka qënë i proceduar penalisht edhe më parë, madje është akuzuar se ka vrarë një tjetër bashkëatdhetar në vitin 2018.

Gjenerali Fausto Olivo, drejtori kombëtar i Dinased, pohoi se Adriatik Tresa posedonte edhe kombësi ekuadoriane, ishte në  një proces gjyqësor për krimin e organizuar dhe ishte arrestuar më herët në vitin 2017 për ekzekutimin e një shqiptari tjetër.

 “Një armë zjarri u gjet në shtëpinë e tij. Ne jemi duke analizuar lidhjet e Tresës me një organizatë të madhe të trafikut të drogës. Me sa duket, ai ishte viktimë e një rrëmbimi në tentativë ”, deklaroi gjenerali për mediat.

 Edhe prokurori César Peña pohoi se viktima ishte hetuar më herët për vrasjen e një tjetër shqiptari, në periferi të Guayaquil në 2017, duke u shprehur se: “Ai ka qenë i dyshuar disa here edhe për një krimi të dyfishtë që ndodhi në Mars 2018, në një rrugë në bregdet. Bëhet fjalë për një çift që u rrëmbye nga shtëpia e tyre në kështjellën Los Ceibos ”.

Në sistemin e gjyqësorit ekuadorian rezulton se Adriatik Tresa ka dy procedime ligjore; një për pastrim parash dhe një tjetër për armëmbajtje pa leje.