HomeLajmi i Fundit

Pamje/ Shpërthim i fortë në Yzberisht, raportohen tre të lënduar

bombola

Një shpethim i forte ka ndodhur kete mengjes ne rrugën “3 Dëshmorët” në Yzberisht.

Sipas të dhënave të para ka shpërthyer një bombol gazi në një byrektore, ndërkohë që raportohet se kanë mbetur të lënduar tre persona.

yzberisht

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes. Ndërkohë që në zonë, shpërthimi që është dëgjuar i fuqishëm ka shkaktuar panik.

Shpërthimi ka krijuar dëme të shumta materiale, ashtu si duket edhe nga foto e ka shkatërruar thuajse tërësisht biznesin.

Byrektorja ka qenë në katin e parë të një pallati, banoret e të cilit janë terrorizuar, por për fat nuk kanë pasur probleme nga shpërthimi.