HomeLajmi i Fundit

Pamje të pazakonta nga Porti i Durrësit, mjegulla “pushton” bregdetin

Mjegulla e dendur ka përfshirë sot në orët e para të ditës gjirin detar të Durrësit. Pavarësisht vështirësive për shkak të kushteve atmosferike, kjo nuk është bërë pengesë në ankorimin e trageteve në port.

Sipas të dhënave nga APD, bëhet e ditur se tragetet “AF Francecsa” dhe “Rigel III” kanë mbërritur nga Bari (Itali) në radën portuale rreth orës 08:15 dhe 07:55. Po ashtu ka mbërritur edhe kroçera “Sirena” me 670 turistë të huaj në bord. Anija turistike me gjatësi 180 metra u akostua në kalatën 5 të portit më të madh të vendit.

Pas rreth 12 orë qëndrimi në Durrës, është parashikuar që turistët do të vizitojnë qytetet e Tiranës, Krujës dhe Durrësit, e më pas kroçera do të vijojë lundrimin drejt Argostolit (Greqi).