HomeSociale

Pamje të rralla/ Delfini afrohet në Gjirin e Lalëzit

Pushuesit në Gjirin e Lalëzit janë përballur me një ngjarje të pazakontë këto ditë. Një delfin iu afrua bregut të detit, pasi ishte shtatzënë dhe kërkonte një vend për të lindur.

Të shumtë kanë qenë njerëzit që janë ndodhur aty pranë dhe janë afruar për ta filmuar dhe për ta parë nga afër këtë ngjarje të pazakontë.

-640-0-5d0fb4e54acac

Ashtu siç bën me dije Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, sapo pushuesit bënë me dije këtë ngjarje, ekspertët kanë vrapuar për t`i ardhur në ndihmë delfinit. Fatkeqësisht delfini i vogël lindi i ngordhur dhe siç konfirmojnë ekspertët, ai kishte ngordhur që në bark.

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura në një deklaratë në Facebook ka bërë me dije ngjarjen duke u kërkuar qytetarëve që në raste të tilla të lajmërohen autoritetet përkatëse.


TË NGJASHME