HomeLajme

Pamje tmerri nga Turqia/ Bora 1.5 metër, gomerët ngrijnë nga acari

Turqia ëshë nën ndikimin e një moti të acartë, teksa në disa zona trashësia e borës ka shkuar në 1.5 metër.

Ndërkohë në internet po qarkullon një video me pamje trondítëse, ku disa gomerë janë lënë në borë të ngrijnë dhe vetëm njëri prej tyre shihet duke lëvizur.

Faqja “Z Ku?a??” që ka shpërndarë videon në Facebook shkruan:

“Pamja e gomerëve të lënë nga pronarët e tyre në acar për të ngordhur ku kushtet e dimrit janë të ashpra dhe trashësia e borës në pjesët e larta i kalon 1.5 metër. Si nuk u dhemb ndëgjegjia?!

Vendndodhja Van. I hedhin në rrugë për të mbajtur ngarkesa në verë, i rrahin e i lidhin dhe nuk i ushqejnë në dimër. Nuk ka tas me ushqim nëse nuk mban ngarkesën e tij.

Pse Bashkia dhe Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë i lejojnë të vdésin nga uria dhe të ftohtit çdo dimër?”

Video KËTU.

/GOTA NEWS ALBANIA


TË NGJASHME