HomeLajme

Pamjet satelitore që tregojnë situatën para dhe pas shkatërrimit nga Uragani Laura

Këto janë pamjet e reja satelitore që po japin një vështrim mbi shkatërrimin që Uragani Laura ka shkaktuar në të gjithë Luizianën.

Uragani Laura duke kaluar përmes Luizianës jugperëndimore gjatë mëngjesit të së mërkurës, ka shkaktuar gjashtë viktima dhe ka lënë pas pasoja të rënda shkatërrimi. CNN ka siguruar imazhe të reja satelitore nga Maxar Technologies të cilat tregojnë se sa shkatërruese ishte stuhia.

Në Aeroportin Rajonal të Liqenit Charles, në skajin verior të aeroportit duket se janë shkaktuar dëme më të konsiderueshme.

Një numër i madh ndërtesash janë shkatërruar plotësisht e disa prej tyre kanë dëmtime më të vogla. Nën dy milje në verilindje, shtëpitë në lagjen në perëndim të Spitalit përkujtimor të Liqenit Charles për gratë duket se nuk i kanë shpëtuar dëmeve serioze që ka lënë pas stuhia e tmerrshme.

Në të dy anët e rrugës Gauthier, dallohet qartë mbetjet e grumbulluara në oborret e shtëpive dhe duket se shumica e tyre kanë pasur dëme të mëdha në çati. Një milje në jug-perëndim, shihet se një bllok i shtëpive përgjatë Flounder Drive dhe Tuna Lane duket se kanë pësuar dëme edhe më të mëdha pasi uragani i kategorisë 4 erdhi përmes Liqenit Charles, Luiziana.

Disa shtëpi përgjatë Tuna Lane kishin përmbytje të mëparshme edhe nga një kanal që ndodhej afër shtëpive të tyre. Dhe pothuajse nëntë milje larg, pamjet satelitore tregojnë se Shkolla e Mesme Grand Lake ka shmangur dëmtimin e madh. Sidoqoftë, ndërtesat aty pranë janë shkatërruar pothuajse të gjitha.

Në të dy anët e Luizianës çatitë e një numri të konsiderueshëm ndërtesash afër shkollës së mesme janë copëtuar ose mungojnë plotësisht.
Në Cameron, vetëm 15 milje në jug të Liqenit Charles dhe Kalkasieu Famullia, imazhet satelitore tregojnë se ujërat e përmbytjes janë akoma të pranishme.

Pjesa e autostradës Luiziana 27 është akoma nën ujë, gjithashtu edhe disa rrugë si Ruby Lane dhe Jimmy Savoie Road. Ujërat e përmbytjes janë akoma të pranishëm përgjatë bregdetit. Por ajo që bie më shumë në sy është efekti që fuqia e stuhisë pati në plazh.

Dikur ekzistonte një vijë e pastër ku rëra takohej me plazhin në Creole, Luiziana. Por tani gjithçka tani ka ndryshuar dhe ka pjesë të plazhit që mungojnë.

Burimi: CNN


TË NGJASHME