HomeLajme

Pamjet Satelitore të vëndeve që u zbrazën nga koronavirusi / FOTO

pamje satelitore

Shumë zona turistike dhe fetare, në të gjithë botën, kanë reduktuar në mënyrë drastike vizitorët nga koronavirusi i njohur si COVID-19.

Aktualisht ka më shumë se 116,000 raste të konfirmuara COVID-19 globalisht, sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins. Në Shtetet e Bashkuara, ka të paktën 760 raste në 35 shtete dhe Uashington, D.C.

Në SHBA, Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve po rekomandojnë që njerëzit të zbatojnë masa e “distancimit social” që ndihmojnë në frenimin e përhapjes së virusit, siç është puna nga shtëpia, mbyllja e shkollave dhe aktiviteteve publike. Në të gjithë botën, eventet po anulohen dhe njerëzit po karantinohen.

Për të ilustruar ndikimin e COVID-19 (koronavirusit) në disa hapësira të njohura publike në të gjithë botën, kompania e imazheve satelitore Maxar bëri fotografi të destinacioneve të shkreta nga pandemia globale.

Tokyo Disneyland

Ka gjithsej 530 raste të konfirmuara të koronavirusit në Japoni që nga e marta. CDC ka lëshuar një njoftim shëndetësor të nivelit 2 të udhëtimit për Japoninë.

Në 2018, 18 milion njerëz vizituan Tokion Disneyland. Dhe në foton e datës 1 shkurt më poshtë, vizitorët ende vizitojnë parkun e famshëm.

Më 1 Mars, Tokio Disneyland mbylli parkun e zbrazët për shkak të COVID-19.

Xhamia e Madhe e Mekës

Një nga vendet më të shenjta në Islam, 8 milion njerëz vizitojnë Xhaminë e Madhe të Mekës, në Mekë, Arabinë Saudite çdo vit, sipas BBC.

Fotografia më poshtë, e bërë në 14 shkurt, tregon adhuruesit që marrin pjesë në Tawaf, një ritual që përfshin ecjen rreth Qabesë, një strukturë e shenjtë në qendër të xhamisë.

E njëjta pamje e marrë në 3 Mars dhe tregon një turmë shumë më të reduktuar.

Në Arabinë Saudite, ka deri tani 20 raste të konfirmuara të COVID-19.

Duomo di Milano

Qeveria italiane njoftoi një mbyllje të të gjithë vendit, për të ndaluar përhapjen e COVID-19, e cila ka infektuar 9172 njerëz në Itali. Duomo di Milano është katedralja më e madhe në qytetin me më shumë se 1.4 milion banorë.

Kjo foto e 4 Marsit (më poshtë) tregon sheshin e katedrales së Milano, Piazza del Duomo, të shkreta ditë para bllokimit.


TË NGJASHME