HomePolitikë

Panariti: Ngritja e Gjykatës Kushtetuese, opsion jorealist

I ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora, ish-deputeti i LSI-së, Edmond Panariti u shpreh se ngritja e Gjykatës Kushtetuese në vjeshtë është opsion jo realist.  

Ngritja e Kushtetueses në vjeshtë ishte një deklaratë bërë nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj teksa ishte e ftuar në emisionin “Tempora”, mbrëmjen e djeshme në RTV Ora.

Panariti: Unë mendoj që gjërat po percipitojnë me një shpejtësi të madhe dhe këtu përveç një krize të rëndë konstitucionale ne nuk kemi Gjykatë Kushtetuese që të gjykojë të gjitha elementet e thyerjes së sistemit dhe normalisht nuk kemi demokraci parlamentare. Kushtetuta parashikon që Shqipëria është një vend i demokracisë parlamentare pluraliste. Ne nuk ndodhemi në pluralizëm dhe ngaqë nuk kemi Gjykatë Kushtetuese nuk kemi ku e ankimojmë. U pretendua që Kushtetuesja do të krijohej në korrik, por nuk ka asnjë shenjë, asnjë gjasë.

Gazetari: Në vjeshtë tha ministrja e Drejtësisë?

Panariti: Nuk e di. Mbase ajo di ca gjëra që ne nuk i dimë. Mua nuk më duket që është opsion realist sepse nuk po shohim asnjë element që të shohim konstatimin e Gjykatës Kushtetuese, apo ndonjë afat të arsyeshëm. nGa ana tjetyër nuk kemi as gjykatë të lartë. Pra dy gjykatat supreme janë jashtë loje. Mendoni se në çfarë traume është i gjithë sistemi kur praktikisht të gjitha shkeljet e kushtetutës, qofshin të ligjeve, apo të proceseve që nuk kanë baza ankimore  se nuk ëhstë Kushtetutesja. Për rrjedhojë mbajnë peng demokracinë funksionale, e cila po rrëshqet në autokraci.


TË NGJASHME