HomeRajon

Pandjeshmëri shtetërore? Shqipëria nuk ka shpallur ditë zie sot! Kosova, Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut PO

Për tragjédinë në Bullgari ku dje kanë humbur jetën 46 udhëtarë shqiptarë nga një aksídent me autobus ka shpallur zi kombëtare Maqedonia e Veriut, Bullgaria dhe Kosova.

Kosova i është bashkuar mëngjesin e sotëm dhimbjes së madhe të shqiptarëve të Maqedonisë, të cilët humbën jetën tragjíkisht, ku mes viktímave ishin edhe 12 fëmijë.

24 nëntori është shpallur Zi Kombëtare nga Bullgaria dhe Kosova, ndërsa Maqedonia e Veriut ka shpallur tre ditë zie.

Ajo që bie në sy është shteti shqiptar i cili nuk e ka bërë një gjë të tillë. Edhe pse dje kanë reaguar krerët e politikës në vend, Shqipëria nuk ka shpallur ditë zie, megjithëse viktímat ishin me kombësi shqiptare, banues në RMV.

Madje si për ironi të “fatit”, postimi i sotëm i kryeministrit Rama është një mesazh për valëvitjen e flamurit./ GOTA NEWS ALBANIA


TË NGJASHME