HomeSport

Panik gjatë pushimeve, Dele Alli humbet ndjenjat

Pas një sezoni të lodhshëm me Tottenham, ylli i ekipit Dele Alli, ka zgjedhur ishullin grek Mikonos, për të kaluar disa ditë pushimi sëbashku me të dashurën e tij Rubi Mae. Mirëpo gjatë qëndrimit aty, çifti ka kaluar disa momente paniku.

Për shkak të temperaturave të larta, futbollisti anglez ka humbur ndjenjat. Kjo gjë ka alarmuar të dashurën e tij, e cila menjëherë ka lajmëruar menjëherë dy buurra për ta ndihmuar.

Këta të fundit kanë arritur të sjellin në vete futbollistin e Totenhemit, teksa e kanë shoqëruar më pas drejt rezidencës së tij. Ky moment nuk iu ka shpëtuar paparacëve, të cilët kanë arritur të shkrepin disa foto nga ajo që ndodhi në Mikono.


TË NGJASHME