HomeSport

Panik në botën e futbollit/ Avioni privat i Neymar shpall gjendjen e emergjencës në fluturim

Avioni privat i Neymar është detyruar të bëjë një ulje emergjente pasi u largua nga Barbados drejt atdheut të sùlmuesit 30-vjeçar. Sipas raportimeve nga mediat e huaja, avioni privat i futbollistit më të shtrenjtë në botë u ul i sigurt në verilindje të Brazilit pas frikës që pùshtoi familjen e Neymar dhe mbarë botën e futbollit.

Nuk është ende e qartë nëse ylli i PSG-së ishte në bord në momentin që ndodhi incidenti shqetësues. Megjithatë, në orët e para të ditës së sotme Neymar kishte postuar një foto bashkë me motrën e tij Rafaella para avionit privat.

Pak çaste më vonë Neymar postoi një foto nga dritarja e avionit teksa fluturonte mbi Miami, SHBA.

Fatmirësisht përveç panikur të krijuar, Neymar, motra dhe e dashrua e tij raportohet se janë shëndoshë e mirë bashkë me pjesën tjetër të ekuipazhit.

Sulmuesi i PSG-së zotëron një avion Embraer Legacy 450 me vlerë 10.8 milionë paund. Ashtu si pronari edhe ky avion privat është tejet i shpejtë, mjeti ajror mund të kapë 531 milje në orë./ GOTA NEWS ALBANIA


TË NGJASHME