HomeLajmi i Fundit

Panik në një teatër në Londër/ Teksa po shihnin shfaqjen, tavani u bie në kokë

Disa anëtarë nga publiku u plagosën pasi çatia e Teatrit Piccadilly në Londrën qendrore u rrëzua mbi ta mbrëmjen e djeshme.

Auditori West End u desh të evakuohej në vetëm 20 minuta ndërsa luhej vepra “Death Of A Salesman” pasi një pjesë e tavanit ra mbi anëtarët e audiencës.

Pesë spektatorë pësuan lëndime të vogla pas incidentit dhe dëshmitarët treguan se dëgjuan ulërima nga njerëzit që ishin ulur afër vendit ku ra tavani.

Më shumë se 1.000 njerëz u evakuuan nga vendi, tha Policia.